Më herët GazetaDemos ka raportuar për një aksident mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan më saktësisht në fshatin Kishnicë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për GazetësDemos, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 4 persona.
Ndër të tjera ajo tha se me këtë rast po merret njësiti i trafikut.
”Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.