Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një veturë është përplasur me një tren.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore.
“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.”, tha ajo