Katër persona kanë mbetur të vdekur sot si pasojë e një aksidenti në Koshare të Ferizajt, shkruan GazetaDemos.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa për rritjen e kontrollit në trafik.
“Katër jetë të humbura sot në një aksident trafiku. Ngushellime familjarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që urgjentish të marrë masa për të rritur kontrollin në trafik”, ka shkruar ajo në Facebook.