BallinaLajme

Aksidenti me fatalitet në Astrazup të Malishevës, viktimat janë një burrë dhe një grua – Policia jep detaje

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur pasditën e së premtes në fshatin Astrazup të Malishevës, shkruan GazetaDemos.

Dy vetura janë përplasur fort me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë vdekur një burrë dhe një grua, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj për Demos.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button