Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksidenti me fatalitet ku vdiq e reja Zana Gjevukaj, mbahet seanca ndaj policit në Pejë

    30/06/2025 10:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Sot në Gjykatën Themelore në Pejë, do të mbahet seanca ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet në Qyshk ku vdiq e reja Zana Gjevukaj.

    Ndaj tij, aktakuza ishte ngritur më 11 qershor.

    Kështu deklaroi Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

    Nikçi tha se prokurori i shtetit ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në drejtim të hetimit të rastit.

    Ai tha se zyrtari i Policisë së Kosovës është arrestuar në ditën e ndodhjes së aksidentit dhe brenda 48-orësh është dërguar në arrest shtëpiak me aktvendim të Gjykatës.

    Siç bëri të ditur ai, masën e arrestit shtëpiak e ka kërkuar prokurori i shtetit, masë kjo që është në fuqi deri më 1 korrik.

    “Prokurori i shtetit e ka trajtuar me prioritet, ku përveç intervistimit të gjitha palëve, sigurimit të provave, ekspertizave, me datë 11.06.2025 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K, për veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, nga neni 370, paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës”, tha Nikçi.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës theksoi se zyrtari policor e ka pranuar fajësinë para prokurorit.

    Polici Kastrati, derisa po e drejtonte automjetin e tij në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në Qyshk e goditi me veturë Zana Gjevukajn, të cilës i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

    Si pasojë e plagëve të rënda, ajo vdiq në QKUK më 4 maj.

    Po ashtu në aktakuzë i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues i marrjes së patentë-shoferit.

    “I pandehuri A.K, ka pranuar fajësinë para prokurorit të shtetit. Kurse, përveç kërkesës nga prokurori i shtetit që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, ka propozuar t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues marrja e lejes se vozitjes”, tha Nikçi për klankosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Disa të arrestuar pasi policia serbe heqi bllokadat në Beograd

    Vala e nxehtësisë mbulon Evropën – shtetet nisin paralajmërimet për qytetarët

    Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë

    Të Fundit

    Disa të arrestuar pasi policia serbe heqi bllokadat në Beograd

    Aksidenti me fatalitet ku vdiq e reja Zana Gjevukaj, mbahet seanca ndaj policit në Pejë

    Vala e nxehtësisë mbulon Evropën – shtetet nisin paralajmërimet për qytetarët

    Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë

    Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.