Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksidenti ku humbi jetën 21-vjeçari në Deçan, familja Gërvalla ia shtrin dorën e pajtimit familjes Hamzaj

    29/06/2023 11:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një aksident i rëndë mes një motoçiklete dhe një kamioni në Deçan, u bë shkak i vdekjes së një 21-vjeçari nga fshati Dubovik i Deçanit, shkruan GazetaDemos.

    Adiat Gërvalla nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve nga aksidenti, dhe si pasojë ai vdiq në QKUK.

    Derisa varrimi i tij u bë ditën e mërkurë, në fshatin Dubovik.

    Në ditën e varrimit, familja e tashmë të ndjerit i shtriu dorën e pajtimit, familjes Hamzaj nga Lubeniqi i Pejës.

    Kështu ka njoftuar hoxhë Naser Tolaj.

    Postimi i plotë:

    FAMILJA GËRVALLA NGA DUBOVIKU I DEÇANIT I SHTRINË DORËN E PAJTIMIT FAMILJES HAMZAJ NGA LYBENIQI I PEJËS

    Me 26 qershor 2023, në Llukë të Epërm në një aksident trafiku kishte humbur jetën i riu nga Duboviku i Deçanit Adiat (Jakup) Gërvalla.

    Dje, në ditën e varrimit të tij, në ditën e madhe të Kurban Bajramit, Familja Gërvalla i shtriu dorën e pajtimit Familjes Hamzaj nga Lybeniqi i Pejës.

    Akti i bacës Jakup Gërvalla dhe i Familjes Gërvalla për të i falur gjakun dhe për të i shtrire dorën e pajtimit Familjes Hamzaj, ishte një akt fetar e gjest moral e kombëtar, për çka e falënderoj bacën Jakup tejë mase, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore: “Burrat e mëdhenj falin”, dhe madje ky akt i faljes është edhe porosi profetike. Në lidhje me këtë, Pejgamberi Muhamed a.s., ka thënë: “Mëshironi ata që janë në tokë, që të ju mëshiroj ai që është në qiell”, që thotë se njerëzit e kanë për obligim që të kenë mëshire dhe me be falje për njeri tjetrin në mënyre që të përfitojnë nga mëshira dhe falja e Krijuesit të gjithësisë.

    Po ashtu, duhet kujtuar edhe thënien tjetër të Muhamedit a.s,: “Nuk ka falënderuar Zotin, ai që nuk falënderon njërëzit”, për ketë në e falënderojmë edhe një herë bacën Jakup.

    Familjes Gërvalla i jemi mirënjohës për aktin burrërorë dhe patriotik.

    Lus të madhin Zot xh.sh., që raste të tilla të aksidenteve me fatalitet të mos kemi në mesin e populli tonë dhe askund në botë.

    Lus Zotin e Madhërishëm që Familjen Gërvalla ta begatoj me të mirat e Tije në këtë botë dhe botën tjetër.

    Shpirti i Adiatit u shpërbleftë me Xhehnnet.

    Artikuj të ngjashëm

    “Drama në mes hoxhallarëve” , flet nëna e gruas

    Naser Tolaj zgjidhet kryetari i KBI-së në Deçan

    Hoxha nga Deçani reagon për bartjen e shamisë në shkolla: Ka indikacione kryeministri Kurti vetë e ka nxitur këtë debat

    Të Fundit

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.