Lajmi për vdekjen e Shemsi e Ajshe Gashit në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre Fatlumit ka mbërritur edhe në qytetin italian të Gorizias ku banonte kjo familje..
Sipas mediumit Il Goriziano, komuniteti i këtij qyteti është bërë bashkë për të dhuruar para që t’i dhurojnë për Fatlumin që ndodhet në koma dhe për motrën e tij 15-vjeçare e cila gjendet vetëm.
Miqtë dhe klientët e tij – pasi Fatlumi punon si berber në Gorizia – kanë nisur këtë fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar motrën dhe për të mbuluar shpenzimet e varrimit të prindërve.
Komuniteti e kujton Fatlumin si një djalë të qeshur, pasionant për punën e tij dhe shumë i lidhur me familjen, duke shp