Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona, shkruan GazetaDemos
Rastin për Gazetën Demos, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.