Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksidentet në autostradën “Ibrahim Rugova”, kërkohet vetëdijesim në komunikacion

    22/10/2024 20:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është ndër zonat ku më së shpeshti ndodhin aksidente.

    Hiç më larg se dy ditë më parë, në autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren në drejtimin jug, në kilometrin e 13, dy të rinj vdiqën si pasojë e një aksidenti.

    Por, problemi konsiderohen vet shoferët.

    Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacioni tha se “Binduni që autostrada “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferri” janë prej autostradave më të mira në rajon, më të mira sesa Kroacia vet. Kemi jep patentë shoferë pa dije. Nga ana tjetër, gjersa rruga është mirë, automjeti imagjinojeni kontrolla teknike del pa pasur bazë të fortë se a meriton me dal në rrugë apo jo ai automobil”.

    E sipas Ahmetit, ka nevojë për vetëdijesim në komunikacion.

    Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit theksoi se “Problematika qëndron se një pjesë e madhe e njerëzve garojnë gjë që është praktikë jashtëzakonisht e keqe që ndodh shpesh dhe tjetra, mosrespektimi i limitit të shpejtësisë.  Pastaj temperamenti, jemi ndoshta popull i padisiplinuar. Përderisa kemi numër të madh të aksidenteve nuk do mend që kemi nevojë për disiplinë”.

    Televizioni ka pyetur edhe Policinë e Kosovës rreth numrit të aksidenteve.

    E të njëjtit, kanë vlerësuar se numri ka rënë.

    Policia e Kosovës – “Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me  uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%, përderisa numri i personave të vdekur ka shënuar po ashtu ulje të theksuar për -84.62%, aksidentet me lëndime ulje për -22.52% dhe aksidentet me dëme materiale po ashtu ulje për -9.04%.”

    Gjatë këtij viti, dy aksidente kanë rezultuar me fatalitet ndërsa me lëndime, 571. Ndërkaq, në dhjetor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e garave të jashtëligjshme me vetura, mbetën të vdekur tre të rinj në afërsi të Prizrenit./Dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekjet e fundit në komunikacion vlerësohen alarmante, kërkohet reagim

    Policia tregon sa aksidente ndodhën dhe sa gjoba i shqiptoi gjatë 24 orëve të fundit

    Aksidente të shumta më këmbësorë në Veternik të Prishtinës, qytetarët vazhdojnë të kalojnë rrugën që është e ndaluar për ta

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.