Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksidente të shumta më këmbësorë në Veternik të Prishtinës, qytetarët vazhdojnë të kalojnë rrugën që është e ndaluar për ta

    12/08/2022 20:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy muaj më parë GazetaDemos ka raportuar për një aksident të rëndë në lagjen “Veternik” të kryeqytetit.

    Një veturë në lëvizje do ta godiste një grua që po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën, e që ajo goditje do të rezultonte me lëndime të rënda për të.

    Por, kjo nuk do të jetë aksidenti i parë dhe as i fundit që ka ndodhur në atë zonë që nga shumë kush konsiderohet si një nga më të rrëzikshme sa i përket këmbësorëve që kalojnë në mëyrë jo të ligjshme aty.

    Por këso fati nuk kishte edhe një person tjetër mbrëmjen e 21 nëntorit të vitit të kaluar ku, si pasojë e goditjes nga një veturë ndërroi jetë një femër.

    Shkaktari i aksidentit është arrestuar nga policia pasi kishte goditur dy këmbësorë një femër dhe një mashkull, ku gruaja pas plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe si pasojë ka vdekur në QKUK.

    Po dy këmbësorë janë lënduar edhe në aksidentin e 3 majit të po atij viti ku lokacioni ishte pothuaj i njejtë.

    Një rast tjetër me fatalitet në këtë lagje ka ndodhur edhe më 27 dhjetor të 2018, ku këmbësori i cili u aksidentua kishte ndërruar jetë pas 5 ditësh. Policia kishte njoftuar se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti ka vdekur duke mos u përballuar plagëve të marra nga aksidenti.

    E rastet kur qytetarët kalojnë këtë pjesë të rrugës, e që lëvizja e makinave është mjaftë e shpeshtë janë jo të rralla edhe ditëve të sotit.

    Në fotografitë e dërguara në redaksinë e GazetësDemos shihet se si një grup i disa personave kalonin rrugën, deri veturat që lëviznin janë në një distancë mjaftë të afërt me ta.

    Deri sa në pritje për të kaluar po atë rrugë, shihet edhe një qytetar tjetër, që qëdronte i mbështetur në rrethojat që i ndanë dy kahjet e rrugës.

    Policia e Kosovës në shumë raste ka marrur operacione operative ku ka gjobitur të gjithë shkelësit e trafikut e që në këtë rast kanë qenë këmbësorët gjatë kalimit të rrezikshëm të rrugës, kjo fushatë është ndërmarrë edhe gjatë muajve të kaluar.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Digjet një veturë në Veternik

    Të Fundit

    Merz i dhuron Trump’it certifikatën e lindjes së gjyshit të tij që ishte gjerman 

    I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    KEK-u ua siguron bizneseve rrymën për 60 ditë pas liberalizimit të tregut të energjisë

    Osmani me shoqërinë civile: Vonesat për Kuvendin dëmtojnë përparimin drejt agjendës euroatlantike

    Rritet çmimi i naftës pas bisedës Trump – Xi Jinping

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.