Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një persona ka pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh ajo.