Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Lipjanit, ku të përfshira janë tri vetura.
Përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk dihet për persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
Gazeta Demos ka kontaktuar organet e rendit dhe do t’i mbajë të informuar për detajet e rastit.