Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, ku u përfshinë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti,