Aksident në Sibovc të Podujevës, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Sibovc të Podujevës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Reklama