Dy persona janë lënduar si pasojë e nnjë aksidenti mes një automjeti dhe dy motoçikletave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, të ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti