Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, mes një automjeti të KFOR-it dhe një veture civile.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi rastin duke theksuar se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne magjistralen Pejë-Prishtinë tek terminali doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Rugova.