Një aksident trafiku mes 2 veturave ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Pejë-Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Lexues të Demos kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat që janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në autostradë.
Teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Gazeta Demos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.