Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Komoranit, raporton GazetaDemos.
Siç merr vesh Demos nga burimet nga terreni, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk dihet për persona të lënduar.
Ekipa policore ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.
Pamje nga vendi i ngjarjes: