Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ku një veturë ka goditur trafon e energjisë elektrike, shkruan GazetaDemos.
Demos mëson se vetura po drejtohej nga një person i moshës së mitur, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.
GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informata më të hollësishme dhe është në pritje të përgjiges.