Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë, shkruan GazetaDemos.
Si pasojë e aksidentit mes dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore”, tha Elezaj për Demos.