Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shiroke të Suharekës, shkruan GazetaDemos.
Si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, të lënduar mbetën shtatë persona.
Ndërkaq, policia po e heton rastin.
Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar nē emergjencë, githsej 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa policia është duke hetuar aksidentin”, tha Bytyqi për Demos.