Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksident mes dy veturave në Rahovec, 19-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

    03/03/2023 17:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

    Një aksident në trafik ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një 19-vjeçar.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me frakturë në këmbë dhe gjakderdhje në kokë.

    Pas dhënies së ndihmës së parë dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku si pasojë 19-vjeçari ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka kaluar në anën e kundërt ku ka goditur automjetin tjeter të përfshirë.

    Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

    Artikuj të ngjashëm

    Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

    Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies

    Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Të Fundit

    Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt

    Shoqërohet në polici një 22-vjeçar për drogë, lirohet pas intervistimit

    U nisën nga Shtimja për në Suharekë me motoçikletë – iu doli një qen – dalin detaje se si vdiq 40-vjeçarja në Qafë të Duhlës

    Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me paralajmërim për qytetarët në Prishtinë

    Tragjike në Qafë të Duhlës: Gruaja humb jetën pas përplasjes së motoçikletës me një qen endacak

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.