Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Nga pamjet vërehen dëme të mëdha materiale, por ende nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.
Gazeta Demos ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, dhe jemi ende në pritje të përgjigjes zyrtare.