Një aksident mes dy automjeteve në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë la të lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.
Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.