Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në rrugën Komoran–Gllogoc, ku pas përplasjes së fuqishme ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia.
“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia për Klanin.
Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.
Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.