Mëngjesin e të dielës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Raushiq të Pejës, shkruan Gazeta Demos.
Lexues të Gazetës Demos kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është rrokullisur.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale janë të mëdha derisa nuk dihet për persona të lënduar.
Demos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe për çdo informatë shtesë do t’iu mbajë të informuar.