Aksident i rëndë trafiku në Polac, lëndohen 7 persona

Një aksident trafiku me shtatë të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac.

Të shtatë personat kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas  përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë  kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Reklama