Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas videos së publkuar në rrjete sociale, shihet se motoçikleta ishte në shpejtësi të lartë kur u përplas me veturën.
Për momentin nuk dihet nëse nga ky aksident ka ndonjë person të lënduar.
GazetaDemos ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.