Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Drenoc të Malishevës.
Rastin e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Si pasojë e aksidentit “tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, tha Graishta.
Tutje theksoi se njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.