Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në fshatin Ponoshec.
Në pamje gjithashtu shihet se njëra nga veturat ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Gazeta Demos ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjakovës, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.