Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKP ka nxjerrë në shitje lokale e prona atraktive në disa rajone të Republikës së Kosovës

    09/11/2023 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i pronave të shumta në lokacione atraktive në disa qytete të Kosovës. Në valën e fundit të shitjeve të aseteve, janë tenderuar 39 prona që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të biznesit tuaj.

    Vala e re e shitjeve të aseteve me nr. 64 (ShAL 64), e cila u shpall me datë 9 nëntor 2023, përfshin 15 asete në rajonin e Prishtinës, ku ka ndërtesa Administrative, lokale, depo e toka, që paraqesin mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e veprimtarive biznesore. Në rajonin e Prishtinës po ashtu ka lokale e toka në shitje edhe qytetin e Podujevës e Obiliqit.

    Në rajonin e Pejës janë në shitje 10 asete, si ndërtesa e lokale, depo si dhe objekt hotelier (motel), që gjinden në Pejë, Gjakovë, Klinë e Deçan. Po ashtu në rajonin e Pejës ka në shitje edhe toka bujqësore që janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.

    Në rajonin e Prizrenit mund të ofertoni për blerje të lokaleve dhe depove. Janë gjithsej 8 lokale në shitje në këtë rajon. Po ashtu në tender ka 4 prona edhe nga Mitrovica si dhe ka asete edhe nga rajoni i Gjilanit.

    Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

    Shpallja publike për këto asete është bërë me 09. 11. 2023. Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.64 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 29.11.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje, raporton Express.

    Listën e Aseteve të tenderuara mund ta gjeni të bashkangjitura në këtë e-mail dhe në linkun https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20751

    Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, apo në tel: +383 (0) 38 500 400.

    Artikuj të ngjashëm

    APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

    AKP merr në posedim objektet e Jugobankës në tri komunat e veriut

    ​Pozitë e opozitë akuzojnë AKP për pabarazi gjinore në staf

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.