Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKP ka bërë shpallje publike për qiradhënien e 196 pronave shoqërore

    21/12/2022 14:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në shumë komuna të Kosovës. Gjithsej 196 prona do të lëshohen me qira si në vijim: në rajonin e Prishtinës 36 asete, në rajonin e Pejës 89 asete, në rajonin e Prizrenit 59 asete, në rajonin e Mitrovicës lëshohen me qira 4 asete dhe në rajonin e Gjilanit do të jepen me qira 8 asete.

    Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit që të zhvillojnë bizneset e tyre në asetet që janë të shpallura për qiradhënie nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

     Në rajonin e Prishtinës ofrohen asete tejet atraktive, nga të cilat 18 asete janë hapësira në Hotelin Grand në qendër të Prishtinës, si restorante dhe taverna, hapësira për zyre, hapësira komerciale me sipërfaqe mbi 400m² etj. Po ashtu, kjo shpallje përfshinë edhe depo dhe objekte administrative në qendër të Prishtinës dhe në Graçanicë, si dhe një depo të derivateve të naftës në Ferizaj. Në rrethinën e Prishtinës ofrohen për qiradhënie edhe disa parcela bujqësore në zonat kadastrale Cagllavicë, Graçanicë, Llapllasellë, Banullë dhe Bardhosh.

    Në rajonin e Pejës ofrohen me qira hapësira për zyra, dyqane, ndërtesa administrative dhe parcela bujqësore me sipërfaqe të ndryshme nga 7 ari deri në mbi 7 hektarë në komunat Deçan, Klinë, Istog, Pejë dhe Gjakovë.

    Në rajonin e Komunës se Prizrenit ka një numër më të madh të pronave që ofrohen për qiradhënie, konkretisht në komunat Suharekë, Rahovec dhe Malishevë ofrohen toka bujqësore me sipërfaqe të ndryshme deri në 9 hektarë, ndërsa në komunën e Prizrenit dhe Dragashit ofrohen lokale, depo dhe zyre afariste.

    Në rajonin e Komunës së Gjilanit, në komunat Ferizaj, Gjilan, Kllokot, Viti dhe Kamenicë, lëshohen me qira asete atraktive, nga të cilat 2 asete janë toka bujqësore me sipërfaqe afërsisht 4 dhe 8 hektarë, si dhe tokë, objekte, depo dhe pjesë të objekteve administrative. Gjithashtu, edhe në rajonin e Mitrovicës ofrohen për qiradhënie toka bujqësore në komunën e Vushtrrisë me sipërfaqe nga 37 ari deri në mbi 4 hektarë.

    Dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve për ofertat që do të dorëzohen për këto prona mbahet me datë 04 Janar 2023, në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç, ndërsa zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi) dhe dorëzohen në Zyrën Rajonale respektive, ashtu siç është e theksuar në shpallje.

    Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale respektive apo Zyrën Qendrore të AKP-së, ashtu siç thuhet edhe në shpallje, apo të shkarkohet nga linku www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35.

    Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi më i lartë i ofruar.

    Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale respektive, varësisht për çfarë aseti interesoheni, apo duke klikuar faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35.

    Artikuj të ngjashëm

    APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

    AKP merr në posedim objektet e Jugobankës në tri komunat e veriut

    ​Pozitë e opozitë akuzojnë AKP për pabarazi gjinore në staf

    Të Fundit

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.