Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKK ultimatum qeverisë: I presim pagat deri më 5 tetor

    30/09/2022 21:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asociacioni i Komunave të Kosovës, i ka dhënë afat qeverisë që të ekzekutojë pagat për punëtorët që janë në grevë deri më 5 tetor.

    Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar ende pagesat për punëtorët komunalë dhe mësimdhënësit të cilët janë në grevë.

    Ndërsa, në mbledhjen e mbajtur të qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se pagat e muajit shtator janë ekzekutuar për të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë.

    “Mbështetje prej 50 eurove për të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë deri në një mijë euro dhe që kualifikohen për përfitim nga muaji shtator e deri në fund të vitit. Meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat janë procesuar, shtesat e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se ata do të presin ekzekutimin e pagave deri më 5 tetor, ndërsa bëri të ditur se nuk ka marrë ndonjë informacion nga komunat për ekzekutimin ose jot ë pagave të shtatorit.

    “Nuk kemi ende informacion, Qeveria afatin e ka deri më 5 tetor që të i ekzekutojë pagat e shtatorit. Do të shohim javën e ardhshme pasi që tashmë është vikend”, është shprehur Ibrahimi për Demokracia.

    Artikuj të ngjashëm

    AKK: Qeveria ka bllokuar xhillollogarinë e komunës së Deçanit, veprim i papranueshëm

    Kreu i Asociacionit të Komunave: Qeveria Kurti po vazhdon injorimin e nevojës urgjente për krijimin e një Fondi Emergjent për komunat

    Ibrahimi: Komunat po rrënohen financiarisht kurse Qeveria po hesht para krizës së kontratës kolektive

    Të Fundit

    Mbahet ceremonia përkujtimore e ish të burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi

    Mesazhet kërcënuese në veri – Sveçla: Potenciali për destabilizim nuk ekziston

    Këshilli Prokurorial i Kosovës merr disa vendime të rëndësishme

    Nuredin Selamani për Albin Kurtin: Ja kisha ndalu hyrjen në Drenicë

    Mendimi për motin: Edhe nesër mundësi për rrebeshe shiu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.