Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKK: Komunat me mbi 27 milionë euro dëme nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

    02/09/2023 14:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi 27 milionë euro llogaritet të jetë dëmi që u shkaktohet komunave nga zbatimi i Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme.

    Në bazë të përllogaritjes së Asociacionit të Komunave të Kosovës, më e dëmtuara është Komuna e Prishtinës me mbi 6 milionë e 800 mijë euro, e pasuar nga Komuna e Prizrenit me 3 milionë euro, pastaj janë Peja e Gjakova me 2 milionë e 400 mijë euro, Gjilani me 2 milionë e 150 mijë euro, ndërsa Ferizaj e Mitrovica me nga 2 milionë euro.

    Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë të gjitha komunat e Kosovës (mungojnë nëntë komuna).

    Komunat e kanë marrë urdhëresën nga Ministria e Financave dhe afati i fundit për zbatimin e saj është data 15 shtator.

    Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

    Komunat e Kosovës pritet ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Sipas AKK-së, miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

    “Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues”, thuhet në njoftimin e AKK-së

    Sipas Asociacionit, me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky Ligj ka ndikim të drejtpërdrejt në zvogëlimin e të hyrave të komunave, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal.

    Artikuj të ngjashëm

    Ibrahimi: Komunat po rrënohen financiarisht kurse Qeveria po hesht para krizës së kontratës kolektive

    Ibrahimi parashikon vështirësi për komunat në procesin e hartimit dhe zhvillimit të buxhetit për vitin e ardhshëm

    Mjekë e profesorë universitar obligohen ta deklarojnë pasurinë nga 11 Shkurti, AKK-ja jep detaje

    Të Fundit

    Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë

    Berisha për pasurinë e deklaruar: Kam lindur milioner, vij nga familje e tillë – nuk mund ta ndryshoj këtë

    Almira njofton ‘largimin’ nga rrjetet: Kam nevojë për shërim

    Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri… 

    Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.