Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKK i bën thirrjen e fundit Qeverisë: Fillo dialogun me BSPK, e vetmja zgjidhje për të dalë nga greva

    02/09/2022 09:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asociacionit i Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti për të filluar dialogun me BSPK, ku sipas tyre është e vetmja zgjidhje për të dal kjo situatë ku vendi po gjendet.

    Në takimin e mbajtur, këshilli i kryetarëve thotë se komunat janë ato, të cilat po i bartin pasojat e kësaj situate të rënduar, sikurse është presioni ndaj DKA-ve dhe ZKF-ve, në dorëzimin e listave të zyrtarëve komunal të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme.

    Shkrimi i plotë:

    AKK: QEVERI FILLO DIALOGUN ME BSPK PËR TË DALË NGA KJO SITUATË

    Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent në lidhje me situatën e rëndë aktuale sa i përket grevës së përgjithshme, si në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal.

    Kryetarët në përfaqësimin e 22 Komunave edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e krijuar, ku theksuan se një gjë e tillë shkakton pakënaqësi të thella dhe pengesa të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

    Kryetarët shprehën angazhimin dhe ndërmarrjen e të gjitha përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo gjendje e jashtëzakonshme, ka burimin nga mungesa e dialogut të mirëfilltë të qeverisë dhe sindikalistëve.

    Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se përgjegjësit kryesor të këtij tensionimi në mes palëve, në këtë rast Qeveria dhe BSPK-ja duhet të dialogojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre.

    Komunat janë ato, të cilat po i bartin pasojat e kësaj situate të rënduar, sikurse është presioni ndaj DKA-ve dhe ZKF-ve, në dorëzimin e listave të zyrtarëve komunal të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme.

    Po ashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit të tendencat për ndërhyrje në pushtetin lokal në Republikën e Kosovës duke kërkuar lista e grevistëve sepse po shkakton diferencimin e individëve e cila shikohet si një tendencë e rrezikshme.

    Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor.

    Në rast se deri më datë 5 shtator 2022, nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë Komunat janë të detyruara të shqyrtojnë mundësitë për marrjen e masave të tjera ligjore për mosekzekutim të pagave nga Ministria e Financave.

    Artikuj të ngjashëm

    AKK: Qeveria ka bllokuar xhillollogarinë e komunës së Deçanit, veprim i papranueshëm

    Kreu i Asociacionit të Komunave: Qeveria Kurti po vazhdon injorimin e nevojës urgjente për krijimin e një Fondi Emergjent për komunat

    Ibrahimi: Komunat po rrënohen financiarisht kurse Qeveria po hesht para krizës së kontratës kolektive

    Të Fundit

    Mbahet ceremonia përkujtimore e ish të burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi

    Mesazhet kërcënuese në veri – Sveçla: Potenciali për destabilizim nuk ekziston

    Këshilli Prokurorial i Kosovës merr disa vendime të rëndësishme

    Nuredin Selamani për Albin Kurtin: Ja kisha ndalu hyrjen në Drenicë

    Mendimi për motin: Edhe nesër mundësi për rrebeshe shiu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.