Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

    09/08/2025 17:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) thotë se dënon ashpër pasojat e rënda ekonomike që vendi ka pësuar për shkak të bllokimit institucional dhe shkeljes së Kushtetutës, sipas AKB-së, nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj rresht ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.

    AKB përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo krizë e qëllimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore, ka penguar funksionimin e institucioneve dhe ka shkaktuar humbje të mëdha në çdo sektor – nga prodhimi dhe eksporti, te investimet e huaja dhe projektet strategjike.

    “Pasiguria politike dhe juridike për gjashtë muaj me radhë ka sjellë rreth 300 milionë euro humbje të drejtpërdrejta, rënie deri në 25% të kapaciteteve prodhuese, pezullim të kontratave ndërkombëtare dhe largim të investitorëve të huaj. Këto nuk janë vetëm statistika – janë mijëra vende pune të humbura dhe dhjetëra biznese në prag të falimentimit”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa e konfirmon se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por ky konstatim vjen shumë vonë për ekonominë. Kosova ka humbur miliona dhe besimin e investitorëve ndërkombëtarë”, thekson AKB.

    AKB kërkon nga të gjitha institucionet dhe forcat politike që t’i japin fund praktikave të tilla, të respektojnë Kushtetutën dhe të garantojnë stabilitet institucional.

    “Ekonomia nuk mund të mbahet peng i pazareve politike – çdo ditë bllokimi është një goditje fatale për vendin”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu për reagimin e ministrisë serbe për rastin e Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë

    Të shtëna në “Times Square”, plagosen 3 persona, i arrestuar një 17 vjeçar

    Tahiri pas aktgjykimit të Kushetueses: Tashmë ngërçi mund të jetë vetëm politik

    Të Fundit

    AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

    Musliu për reagimin e ministrisë serbe për rastin e Popoviq: Piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në Kosovë

    Të shtëna në “Times Square”, plagosen 3 persona, i arrestuar një 17 vjeçar

    Tahiri pas aktgjykimit të Kushetueses: Tashmë ngërçi mund të jetë vetëm politik

    Tre persona rrahin Shpat Kasapin në “Grand Events” – njëri në ndalim, dy të tjerët lirohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.