Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.