Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP 4”, Efi Dhedhes, ka bërë një reagim në lidhje me daljen e Egli Takos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri
Përmes një postimi në “Instastory” ajo ka bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri.
Efi e nisi mesazhin e saj duke theksuar se është e vetëdijshme për faktin që, duke qenë personazh publik, komentet dhe opinionet janë të pashmangshme, por apeloi që mënyra e shprehjes së tyre të jetë më e kujdesshme.
“Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër”, shkroi Efi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe jo të gjykimit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.
Në vijim të mesazhit të saj, Efi bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe empati, duke theksuar se personi i parë për të cilin duhet të kujdesemi është vetja jonë.