Ish-deputetja e LVV-së, Aida Dërguti, i ka reaguar anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, i cili e ka kritikuar Dardan Molliqajn për deklaratat e fundit.
Dërguti, që gjatë luftës ka qenë edhe ish-pjesëtare e UÇK’së, ka treguar se Hoxha ka qenë pjesë e protestave kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, të cilat janë organizuar në Paris.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Hoxha është një demagog, që ka qenë në anën e kundër të historisë.
“Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti. Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar”, ka shkruar Dërguti.
“Partitë politike shpesh kanë luajtur rol destruktiv për hesap votash e pushteti: përçarjen e popullit. Turp!”, shton ajo.