Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ahmetxhekaj: Kurti më ftoi në zyrë, donte ndryshim në menaxhment të RTK-së

    31/07/2024 21:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se ka pasur presion të madh politik për shkarkimin e tij.

    Ahmetxhekaj tha se presioni kishte nisur nga vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    “Asistentja ime më ka njoftuar se kemi pasur një kërkesë për një takim me kryeministrin e Kosovës në zyrë, me datën 3 dhjetor 2023. Ka qenë ditë e diel. Me kryeministrin Kurti nuk është që jemi njohur personalisht, jemi njohur në intervista me media të huaja, por që nga zgjedhja asnjëherë nuk kemi pasur kontakt dhe mendoj se për herë të parë një Drejtor i Përgjithshëm nuk ka pasur kontakte direkt me kryeministrat”, tha Ahmetxhekaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    Ahmetxhekaj tha se ftesës për takim me kryeministrin i ishte përgjigjur pozitivisht duke besuar se në takim do të diskutohej për mundësinë e rritjes së buxhetit të RTK-së, por në fakt Kurti kishte kërkuar ndryshim në menaxhmentin e televizionit publik, e me këtë kishte nënkuptuar largimin e Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

    “Unë kisha bindjen se ka ardhur momenti që RTK-së t’i jepet buxhet shtesë dhe kam thënë që fatkeqësisht RTK-ja aktualisht e ka buxhetin nga Qeveria edhe pse do të duhej kjo të buronte nga Kuvendi i Kosovës, bindja ime ishte që në këtë takim po ftohesha për ta elaboruar më shumë planin se pse RTK-ja duhet të ketë buxhet shtesë.  Kurti e pranonte se në RTK ka ndryshim, por mendonte se duhet të ketë ndryshim shumë më të thellë, i elaboroi ndryshimet, ishte i njoftuar me reformën që e kisha prezantuar në bord dhe në një moment të caktuar Kurti tha se ka ardhur koha për ndryshim të ri në menaxhment, sepse sipas tij kishte ardhur momenti për një hov të ri të zhvillimit të RTK-së dhe në njëfarë forme më tha që ndoshta do të isha i mirë për përfaqësim të Kosovës kudoqoftë e përmendi si opsion”, tha Ahmetxhekaj.

    Tutje ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, tha se një ditë pas takimit me kryeministrin Kurti ishte ftuar në takim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili donte të sigurohej se Ahmetxhekaj e kishte kuptuar mesazhin e  shefit të ekzekutivit.

    “Diskutuam për takimin e një dite më parë se çfarë kemi kuptuar, konkretisht çfarë do të më bënte të jepja dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm, sepse është një vullnet i përgjithshëm që të ndryshohet menaxhmenti i RTK-së, të ketë drejtorë të rinj dhe që RTK-ja të përparoj tutje me këdo”, tha Ahmetxhekaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.