Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pas emërimit të Rilind Gërvallës si drejtor i RTK-së, shkruan GazetaDemos.
Ahmeti ka thënë se kjo është një kapje derisa ka kujtuar një aksionin të VV-së, në vitin 2016, ku bëhej thirrje për bojkotim të televizionit.
“Sot VV-ja ne pushtet e ka kapur vet televizionin publik, duke e derguar per drejtor nje aktivist te saj. Rilind Gervalla eshte militant i pushtetit, madje ka qene edhe nje prej donatoreve te VV-se. Ai sot po shperblehet me kete pozite, jo se e meriton, por sepse eshte besnik i Kurtit. Kapja e RTK-se dhe institucioneve e ndermarrjeve te tjera publike, flet me se miri per mendesine autoritare te ketij pushteti”, ka shkruar Ahmeti