Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ahmeti: Chollet është i angazhuar për Kosovën, ia njeh historinë më shumë së 40% e deputetëve tanë

    11/01/2023 21:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë debatit  lidhur me vizitën zyrtare të Këshilltarit të lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në “Politiko”, komentatori Arben Ahmeti, ka thënë se zyrtari amerikan është i angazhuar dhe ia njeh historinë Kosovës pothuajse më shumë se gjysma e deputetëve të Kosovës.

    Ahmeti ka thënë se Chollet e përjeton Kosovën si rezultat të punës së tij andaj s’mund të presim që ai ka një ide që ta përmbys shtetin e Kosovës në të cilin ka kontribuar për ndërtim,.

    “Të tërheqim paralele, z.Chollet është njeri ndër diplomatët e shumtë, që ka edhe lidhje emocionale me Kosovën që është i angazhuar qysh në fillimet e karrierës së tij. Këta diplomatë si Chollet e përjetojnë Kosovën edhe si rezultat i punës së tyre. Sot nëse ndalesh dhe mendon dhe bën një analizë skenës politike të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të vëresh se z.Chollet e njeh historinë e  Kosovës dhe është i angazhuar për Kosovën më shumë se sa 40% e deputetëve aktual të Kuvendit të Kosovë. Pra po flasim për marrëdhënie specifike, për një diplomatë që ka angazhim për Kosovën në jetën e tij më shumë se 40%. Nuk mundesh me prit që Chollet ka me ardh me një ide që ka me përmbys atë që është arrit si rezultat i angazhimit të SHBA-së, ngritja e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ahmeti.

    Tutje, Ahmeti ka thënë se përpos Chollet, Kosovën mund ta vizitojë edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden për situatën e krijuar në vend. Madje ka thënë se kjo nuk mund të jetë larg mendsh pasi që edhe Biden është njëri nga ata që është i lidhur emocionalisht me Kosovën.

    Artikuj të ngjashëm

    Chollet i telefonon Kurtit e Vuçiqit, këtij të fundit i kërkon t’i evitojë veprimet që rrisin tensionet në Veri

    Chollet ndryshon pozitë, nga ekipi i Blinken kalon tek Departamenti i Mbrojtjes

    Chollet: Duhet të shmangen konfliktet e provokimet mes Kosovës dhe Serbisë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.