Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Sergio Aguero do të veshë sërish fanellën më 28 janar.
“Mezi pres momentin dhe të jem në gjendje të takoj kështu tifozët e Barcelonës”. Këto ishin fjalët e tij në kanalin Twitch duke bërë me dije se po i bashkohet Barcelona de Guayaquil, një nga më të rëndësishmet në kontinentin e Amerikës së Jugut.
Megjithatë, problemet e zemrës që detyruan argjentinasin të pensionohej janë ende një temë e rëndësishme për t’u trajtuar kur bëhet fjalë për Kun.
“Jam shumë mirë. I kontrolluar; me një çip që kontrollon zemrën. Mendoj se do të mund të luaj, sepse kam filluar të stërvitem, të luaj me miqtë e mi. Për 15 ditë do të luaj një lojë në Barcelonë (Spanjë )”, bën të ditur argjentinasi, i cili pranon se ka punësuar edhe një fizioterapist për t’u rikthyer në fushë dhe për t’u argëtuar dhe për t’u ndjerë sërish si futbollist. “Do të jetë hera e parë që do të shkel në fushën e një stadiumi pas një viti”.
Ishte gati të zbulohej gjatë Kampionatit Botëror në Katar, ku argjentinasi shkoi për të mbështetur ekipin e tij, se Aguero do të ishte në prezantimin e ekipit të Guayaquil pasi disa tifozë ekuadorianë e njohën në rrugë dhe e inkurajuan të merrte pjesë në turneun “Nata e Verdhë”.