Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka uruar Adnan Dibranin për zgjedhjen e tij si eurodeputet.
Ai përmes një shkrimi në “X” ka thënë se i ka uruar atij mirëseardhje në Bruksel dhe suksese në mandatin e tij pesëvjeçar, përcjell Klankosova.tv.
“U takova sot me Adnan Dibranin, të lindur në Kosovë dhe të rritur në Suedi. E urojmë mirëseardhjen në Bruksel, e përgëzojmë për zgjedhjen si eurodeputet dhe i urojmë gjithë të mirat në mandatit të tij pesëvjeçar”, ka shkruar ai.