Asociacioni Gazetarëve të Kosovë (AGK), ka reaguar kudër komunikatës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndaj portalit Albanian Post.
AGK-ja e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga FFK për portalin Albanian Post.
“AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post” Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend”.
“AGK-ja e fton Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm”, thuhet në komunikatën e AGK-së.