Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), ka rezultuar me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri, shkruan Demos.
Postimi i plotë:
Raporti për situatën me zjarre
Periudha raportuese nga QO AME 14:00- 20:00 H
26 Korrik 2025
Raporti i Qendrës Operative t Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.
Njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, si pasoje një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.
Komunikimi me Qendrën Operative Emergjente (QOE-112) dhe me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH-të) është i rregullt.
QO e AME-s mbetet e angazhuar në ofrimin e informatave të sakta me kohë optimale për institucione dhe stafin e AME-së.
Situata është duke u menaxhuar nga AME dhe NJPZSH-të me të gjitha kapacitetet në veprim për tejkalimin e situatës.
Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i.
Referuar zhvillimit me situatë, edhe një herë Apelojmë te qytetarët të rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre në ambiente të jashtme, lajmëroni menjëherë zjarre vëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192!
Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7.