Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Veliu: Institucionet janë në kolaps, duhet të zgjohen

    01/12/2022 17:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhur me rastin e djeshëm ka folur ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Ai deklarimet e kryeministri Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin po i cilëson deklarata të kota.

    Sipas tij, derisa ministrja Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime, është më mirë të merr vet përgjegjësi për këto raste.

    “Ajo që deklaroi kryeministri që janë dy persona më pak, janë deklarata pa lidhje që janë pa rend e pa vend edhe ministrja e Drejtësisë e cila po paralajmëron se do të ketë dorëheqje e shkarkime ajo duhet me marrë përgjegjësi në radhë të parë vet e po ashtu edhe kryeministri edhe ushtruesja e detyrës së QKUK-së e cila kishte thënë në një deklaratë që kjo është diçka tronditëse dhe mezi po shkruaj, d.m.th., deklarata shumë të papërgjegjshme e pa lidhje e pa vend”, është shprehur Veliu.

    Veliu, ka theksuar se sistemi në përgjithësi nga kjo qeveri është në kolaps.

    “Kështu që është koha me reflektua edhe secili me marrë përgjegjësitë e veta. Po shihet që sistemi në përgjithësi institucionet janë në një farë kolapsi edhe duhet zgjim. Duhet secili me i kry punët dhe detyrat e veta në bazë të përgjegjësive që i ka”, është shprehur Veliu, për Front Online.

    Që nga momenti i kryerjes së veprës i dyshuari Sokol Halili gjendet në arrati.

    Policia e Kosovës derisa është në kërkim të dyshuarit sot ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në mënyrë që të arrihet deri në gjetjen e tij.

    Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë në Prishtinë.

    Ai thotë se ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim maksimal për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili.

    Sveçla njofton se ka kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër.

    Po ashtu, ka kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.