Agim Aliu takon Ilir Bajraktarin, eprorin ushtarak të Armatës Franceze

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka pritur në takim Ilir Bajraktarin, i cili nga viti 1996 është epror ushtarak në Armatën Franceze.

Postimi i plotë:

Një ushtarak i dalluar, një njeri që mishëron mirësinë e zellin e pasionit të tij, është ky ferizajasi i veçantë, epror ushtarak që nga viti 1996 në Armatën Franceze, shumë i respektuari, Ilir Bajraktari.

Karriera e tij, nisi që më 1996 kur u inkuadrua në Armatën Franceze, ku u dallua mes të tjerëve me zellin e disiplinën e tij, çka bëri që të ngritet në nivelin e trajnerit për ushtarakët e rinj dhe mori detyrën e udhëheqësit të togut prej vitit 1997 deri më 1999. Nga fillimin i vitit 1999 filloj të shërbej edhe në Kosovë, si i vetmi epror ushtarak francez që njihte gjuhën shqipe, traditën e kulturën e vendit. Ishte po ky vit, saktësisht më 12 Qershor 1999 kur ai hyri me helikopter në Mitrovicë ku ishin të vendosura forcat franceze të KFOR-it. Iliri shërbeu në misione të ndryshme paqeruajtëse prej vitit 1999 deri ne vitin 2009 me misione 4, 6, 8 mujore në kuadër të KFOR-it si ndërmjetësues dhe këshilltar i komandantëve të KFOR-it dhe përfaqësuesve të Kosovës, gjersa misioni i tij i parë paqeruajtës ishte në Maqedoni. Pastaj Iliri shërbeu në Rajonin e Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë për 7 vite.

Gjatë misionit përfundimtar në Kosovë, ishte këshilltar i Komandatit të Përgjithshëm të KFOR-it, Gjeneralit francez Xavier De Marnac më 2007-2008, në nivelin qendror në Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Vit ky edhe i Pavarësisë së Kosovës për të cilën kontribuoi skajshmërisht. Pas Pavarësisë së Kosovës, Iliri u kthye në Francë dhe u largua nga Armata Franceze më 2012 për t’iu përkushtuar biznesit privat. Sot vazhdon biznesin e tij në Kosovë, Zvicër dhe Francë.

Për arritjet e tija ushtarake, ai u shpërblye me shumë mirënjohje dhe shumë dekorata. Ato të cilët i vlerëson më së shumti janë, ajo nga Gjenerali i NATO-s Valoto, Gjenerali i forcave të KFOR-it me “Mirënjohjen dhe Dekorimin me Medaljen e Meritës së NATO-së, më 3 Shkurt 2006. Por edhe në vitin 2004 ku mori mirënjohje edhe nga Familja Jashari në Prekaz.

Reklama