Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, pjesë e programit të rrallë në mbrojtjen e mjedisit – zvogëlimin e emetimit të karbonit

    15/10/2024 23:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, është në mesin e 18-të aeroporteve në Evropë dhe 28 sosh në nivel botëror, që do të aplikojë programin e zvogëlimit të emetimit të karbonit. 

    Çka është ky program? 

    Deri më 2024, 18 aeroporte në Evropë dhe 28 aeroporte globalisht janë të agredituara me Nivelin 3+ të Neutralitetit sipas Programit për Akreditimin e Aeroporteve për Karbon (ACA). 

    Këto aeroporte e kanë dëshmuar angazhimin e tyre ndaj neutralitetit të karbonit përmes minimizimit të emetimeve të tyre dhe duke e mënjanuar pjesën e mbetur përmes skemave të njohura për mënjanimin e karbonit.

    “Përkushtim në përmbushjen e kërkesave të Programit të ACA-së”

    “Aeroporti Ndërkombëtar i Limak-ut në Kosovë (LKIA) është krenar që është në mesin e këtyre udhëheqësve në qëndrueshmëri mjedisore, duke e përtërirë me sukses certifikimin e vet për Neutralitetin 3+, i vlefshëm deri më 5 gusht 2026. Kjo përtëritje e pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj përmbushjes së të gjitha kërkesave të rrepta të Programit të ACA-së”, na tha zëdhënësja e Aeoportit, znj. Valentina Gara. 

    Niveli 3+ i Neutralitetit është njëra nga vlerësimet më të larta për menaxhimin e karbonit në industrinë e aeroporteve, duke u përqendruar në zvogëlimin e emetimeve të drejtpërdrejta dhe mënjanimin e pjesës tjetër për ta arritur neutralitetin e karbonit.

    “Për ta arritur këtë hap të madh, LKIA ka zbatuar shumëllojshmëri të masave për efiçiencë të energjisë, ka zhvilluar plane strategjike për tranzicion drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ka investuar në kredi karboni për të mënjanuar çfarëdo emetimi që nuk mund të zvogëlohet më tej”, na tha znj.Gara. 

    “Kjo arritje e dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe qëllimeve globale për klimën. Në në mënyrë aktive i zvogëlojmë gjurmët tona të karbonit përmes operacioneve të përgjegjshme dhe mbetemi të fokusuar në kontributin për një të ardhme më të pastër e më të gjelbër”, ka thënë veç tjerash, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, znj. Valentina Gara./ Nacionale/

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet një turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar

    Hapet linja ajrore direkte Tel Aviv-Tiranë

    Aeroporti i Prishtinës sot feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.