Aeroplani i stërmbushur që bartte afganët nga Kabuli kishte në fakt 823 persona

Në fillim të kësaj jave u raportua në media që Forcat Ajrore të SHBA-ve kishin një rekord të ri, duke evakuuar 640 persona me një fluturim të vetëm, nga aeroporti i Kabulit. Mirëpo në një përditësim të enjten, Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA-ve, bëri të ditur që në aeroplan kishte 823 persona.

Sipas njoftimit raporti i mëparshëm përfshinte vetëm të rriturit dhe jo 183 fëmijët në bord, raporton Yahoo, transmeton Klankosova.tv.  Një fotografi e postuar në llogaritë zyrtare të mediave sociale të forcave ajrore, tregon një C-17 Globemaster III të mbushur me njerëz.

Qindra afganë dhe dhjetëra qytetarë amerikanë janë evakuuar nga Afganistani ditët e fundit, sipas Forcave Ajrore të SHBA-ve, pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të dielën.

Reklama